Document Actions
logo museo napolibeniculturali

Historiku

KrujaMuzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 Nëntor 1989. Është një ndërtesë tradicionale e ndërtuar në mesin e shekullit të XVIII (1764) nga Ismail Pashë Toptani. Arkitektura e saj është orientale me koridor të mbyllur, tip kulle, dy katëshe me mure guri me gjerësi 60-80 cm. Në të gjenden piktura të stilit barok, dhe islamik, të cilat zbukurojnë dhomat kryesore të saj. Që në hyrje të saj bien ne sy harqet e portave me gur të gdhendur dhe rrugët e shtruara me kalldrëm. Në këtë banesë gjenden shumë elemente të traditës së zonës për mënyren e jetesës, veshjet, zakonet etj.

Në hyrje janë disa modele burimesh natyrore të ujit të cilat dëshmojnë se Kruja ka patur disa të tilla madje mendohet se edhe prejardhja e emrit të qytetit vjen prej tyre si "kroje" = Krujë. Kruja në fillimet e saj njihet si vend blegtoral e bujqësor dhe më pas zejtar e tregtar. Ajo ka mbjellë grurin, ullirin e hardhinë, ka rritur dhentë, dhitë e lopët, ka mbajtur shpendë dhe bletë.

Me ndërtimin e pazarit të vjetër, fundi i shekullit XVII dhe fillimi i shekullit XVIII, morën zhvillim një sërë zejesh. Qyteti i Krujës njihet për mjeshtritë e punimit të gurit, për ndërtim banesash dhe prodhimin e ornamenteve për varre, oxhaqe etj. Është punuar edhe druri për dekoracione tavanesh, dyer, dritare dhe në objekte të tjera të përdorimit shtëpiak. Një nga zejet e vjetra është edhe regja ose përpunimi i lëkurës dhe proçeset që kalonte ajo. Gjithashtu në ambjentet e banesës njihesh me përpunimin e kashtës së kënetës dhe prodhimin e hasrave për tu ulur ose për të fjetur. Është përpunuar hekuri për nevojat e tregut të Krujës, si dhe qeramika ku prodhoheshin tulla e tjegulla dhe objekte të përdorimit shtëpiak. Është prodhuar vera dhe rakia. Gjithashtu është përpunuar ulliri për nevojat e familjes dhe të tregut, si i konservuar dhe për vaj. Mënyra primitive e shtypjes me këmbë të ullirit në govatë dhe ajo artizanale ose presa janë të ekspozuara bukur. Të veçantë janë dhe amforat që janë përdorur për të mbajtur për kohë të gjatë vajin e ullirit që vendasit e quajnë “magrip". Kruja













KrujaPër sa i takon traditave në mënyrën e jetesës bien në sy dhoma e grave ose e nuses ku dallohen objektet e pajës, veshjet me stolitë e qendisura me kujdes me fije ari, argjendi dhe inxhi. Të veçanta janë punimet e dritareve të dritës dhe ato për ajrosje me punime gipsi e druri. Koridori i madh shërben si ndërlidhës i dhomave ku më e bukura është ajo e burrave e përdorur për dasma dhe kuvende. Interesante është mënyra e vendosjes në të dy anët e oxhakut dhe qoshku si dhe dhoma ku rrinin vajzat e shërbimit. Ekspozimi i armëve tregon elemente të traditës. Një pjesë e tyre janë prodhuar nga mjeshtër vendas. Banjo me avull ose “Hamami” familjar, është një nga objektet më të rralla të kësaj banese. Ajo është me një kupole me ngrohje, në të cilën në një ambjent të ngrohtë avulli bëhej masazh.

Në dhomën e ndenjes dallohet qoshku ku rrinin fëmijët, për të mos u ulur bashkë me të rriturit për të ngrënë. Edhe guzhina ka të veçantat e saj si enët e përdorimit prej qeramike, druri e bakri, magja e gatimit dhe oxhaku në formën e një aspiratori të madh. Në koridor në dalje të banesës janë veglat e marangozit dhe rozeta e tavanit që është prej 300 vjet më parë e punuar në dru të rrallë selvije, gjithashtu qilari ose dhoma e konservimit të frutave e perimeve me dritare të vogla. Në një dhomë të madhe gjumi janë ekspozuar veshje të traditës katolike dhe myslimane të përdorura nga krutane ose nga banore të zonave të tjera të ardhur në Krujë.

« Shtator 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri