Document Actions
logo museo napolibeniculturali

Seksionet

Oborri i Muzeut Kati I- Mulliri i vajit Kati II- Ekspozim veshjesh

Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës është një ndërtesë tradicionale dy katëshe me një oborr karakteristik në hyrje të tij.

oborrin e muzeut Etnografik janë të ekspozuara objekte origjinale si: furra e pjekjes, evolucioni i apikulturës, koteci i pulave, vendi i qenit. Janë të ekspozuara objekte prej guri të cilat tregojnë për traditën që ka qyteti i Krujës në përpunimin e gurit.

katin e parë ndodhen ambjentet ku punohej. Këtu njihesh me veglat tradicionale të bujkut për punimin e tokës, mekanizmat e blojës së drithit me dorë dhe me ujë, mekanizmat e pastrimit të grurit për hashure etj. Një nga zejet e vjetra të ekspozuara është edhe regja ose përpunimi i lëkurës dhe proçeset që kalonte ajo. Gjithashtu në ambjentet e banesës njihesh me përpunimin e kashtës së kënetës dhe prodhimin e hasrave për tu ulur ose për të fjetur.

katin e dytë ndodhen ambjentet ku banohej. Këtu bie në sy dhoma e grave ose e nuses ku dallohen objektet e pajës, veshjet me stolitë e qendisura me kujdes me fije ari, argjendi dhe inxhi. Të veçanta janë punimet e dritareve të dritës dhe ato për ajrosje me punime gipsi e druri. Koridori i madh shërben si ndërlidhës i dhomave ku më e bukura është ajo e burrave e përdorur për dasma dhe kuvende. Interesante është mënyra e vendosjes në të dy anët e oxhakut dhe qoshku si dhe dhoma ku rrinin vajzat e shërbimit. Ekspozimi i armëve tregon elemente të traditës. Në dhomën e ndenjes dallohet qoshku ku rrinin fëmijët, për të mos u ulur bashkë me të rriturit për të ngrënë. Edhe guzhina ka të veçantat e saj si enët e përdorimit prej qeramike, druri e bakri, magjia e gatimit dhe oxhaku në formën e një aspiratori të madh. Në koridor në dalje të banesës janë veglat e marangozit dhe rozeta e tavanit që është prej 300 vjet më parë e punuar në dru të rrallë selvije, gjithashtu qilari ose dhoma e konservimit të frutave e perimeve me dritare të vogla. Në një dhomë të madhe gjumi janë ekspozuar veshje të traditës katolike dhe myslimane të përdorura nga krutane ose nga banore të zonave të tjera të ardhur në Krujë.

« Nëntor 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri